Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Durrësit.

Ministri do të zhvillojë një takim me strukturat dhe agjencitë që operojnë në Port, takim ky që po mbahet aktualisht në Sallën e Mbledhjeve në Portin e Durrësit.

“Kemi ardhur këtu për të trajtuar disa çështje të rëndësishme për funksionimin e kësaj strukture të rëndësishme për ekonominë dhe sigurinë. Porti i Durrësit është porta kryesore e Shqipërisë, prej nga ku lëviz 40% e mallrave dhe një përqindje e problemeve përmes këtij porti lëviz. Nevoja për përmirësim është e jashtëzakonshme. Konstatohet progres, nevoja për përmirësim është madhe. Problemi kryesor është funksionaliteti i shumë instancave së bashku, dhe si i tillë duhet funksionojë si një entitet i integruar, në mënyrë që të evitohen problemet si trafiqet, kontrabandën, evazionin dhe probleme që lidhen me sigurinë e vendit. Kemi bërë disa sondazhe ku shihet nevoja për ndërhyrje edhe më të thella”, ka thënë Lleshaj.