Ministri Blendi Klosi ka qenë ditën e sotme në agroturizmin e familjes Huqi, në Manzë të Durrësit.

"Biznesi i familjes Huqi, dëshmia e gjallë se Agroturizmi është zgjidhja e duhur për të ndërtuar ekonomi të vërtetë, për më shumë punësim, mirëqenie dhe zhvillim të jetës rurale. Agroturizmi Huqi jo vetëm subjekt i certifikuar agroturizmi, por edhe përfitues i një sërë lehtësirash fiskale: TVSH 6% dhe Tatim Fitimi 5%. Mbështesim agroturizmin njësoj si hotelet me 5 yje, si asete të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë dhe të turizmit",- shkruan Klosi në Facebook.

Postimin e tij, Klosi e shoqëron edhe me pamje filmike nga investimi i rëndësishëm i realizuar në këtë biznes.