Ministri Lleshaj jep njoftimin e rëndësishëm për kartat e identitetit dhe pasaportat

17/07/2019 - 19:44

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë një informacion të ri dhe shumë të rëndësishëm për kartat e identitetit.

Përmes një statusi një ‘Twitter’, Lleshaj njofton të gjithë qytetarët se kartat e identitetit dhe pasaportat që skadojnë këtë vit, nga fillimi i tetorit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

Sipas Lleshajt, të gjithë duhet të nxitojnë sot, që të mos befasohen nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit.

"Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit. Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij", shkruan Lleshaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ngjarja e 15 gushtit në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima, pronar i një resorti që u shemb nga IKMT, sulmoi familjen e miliarderit spanjo

Gazetari Çim Peka ishte i pari që hapi sezonin politik të emisioneve LIVE me një intervistë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bas

Në Shqipëri, Partia Demokratike, iu drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë duke kërkuar që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socia

Pushime verore po u vjen fundi dhe në muajin shtator pritet të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Durrës.

Zbardhen detaje nga plagosja e 48-vjeçarit, në një fshat të Shijakut, gjatë tentativës së tre personave për t’i grabitur shtëpinë.

Edhe këtë fundjavë, Shqipëria do të “pushtohet” nga temperaturat e larta.

Që prej disa ditësh në portin e Durrësit ka nisur rikthimi masiv i bashkëatdhetarëve që kaluan pushimet verore pranë familjeve të tyre në

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, zhvilloi një mbledhje analizë me policinë bashkiake.

Gjatë seancës së sotme në gjykatën e Tiranës, ku u dha masa e sigurisë për të arrestuarit pjesë e skemës së mashtrimit me kredi fiktive n

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar përmes një deklarate, pas lajmeve të publikuara në media për transferimin e Dosjes 184 në Prokurorin