Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi një takim në orët e pasdites në Prefekturën e Qarkut Shkodër me strukturat vendore, me fokus sigurinë në këtë qytet.

"Jemi këtu për të mbajtur angazhimin tonë, për t'i dhënë vëmendjen maksimale Shkodrës dhe sigurisë së qytetarëve të saj", tha shkurt për mediat në fund të takimit, ministri Lleshaj.