Ministria e Arsimit pranon publikimin e testit të matematikës: Prokuroria të hetojë!

Postuar: 13/06/2018 - 16:38

Pas publikimit të testit të provimit të matematikës që u mbajt sot në maturë nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në rrjetet sociale ka reaguar edhe ministria e Arsimit. 

Në një njoftim për mediat, Ministria e Arsimit i kërkon prokurorisë të nisë hetimet lidhur me publikimin në rrjetet sociale të testit të matematikës.

NJOFTIMI I MASH

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u informua nga rrjetet sociale dhe mediat on-line lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikes qe u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30. Konkretisht nga adresat në Facebook e një qytetari dhe të një deputeti janë postuar, foto te testit te matematikës, ndërsa testimi po zhvillohej në të gjithë vendin.

MASR garanton publikun se ka marre çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206 mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përballë ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një postim në Twitter shkruan se, operacioni “Forca e Ligjit” ka zhvilluar një goditje ndëshkuese n

Verifikimi i ligjshmërisë së pasurisë mbetet kolona kryesore e Vetingut të rreth 800 njerëzve të drejtësisë shqiptare.

Deklarata e historianes shqiptare Elena Kocaqi se në Greqi nuk ka grekë, por janë arvanitas të greqizuar si dhe raca të tjera, nuk ka kal

Territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës në kushtet e motit të kthjellët përjashtuar Verilindjen dhe zonat Lindore ku pasditja fuqizo

   Pas “furtunës” së shkaktuar në Prokurori për hetimin e kërkuar për 10 prokurorë, Arta Marku, u përgjigj duke thënë se se kjo situatë ë

   Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhri të rrjedh

   143 persona kanë humbur jetën gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në aksidente rrugore.

29 prej viktimave ishin femra.

   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë regjistroi procedimin penal Nr.164/2017 për veprën penale  “Tr

   Qeveria ka zyrtarizuar tenderin për të dhënë me koncesion për 20 vjet kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve.

Çështja “Shullazi” vijon të përplasë prokurorë të Krimeve të Rënda dhe kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku.