Ditën e sotme, mediat raportuan se Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë.

Sipas lajmit të publikuar në media, shkolla është mbyllur pas shpalljes “non grata” të dy diplomatëve iranianë në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast. Njëri prej tyre ishte drejtues i fondacionit “Saadi Shirazi”, që financon pikërisht shkollën në fjalë.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar Ministria e Arsimit, e cila shprehet se shkolla e ka kërkuar vet mbylljen, për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese. Ndërsa shprehet se arsyet që janë publikuar me herët në media nuk janë të vërteta.

Reagimi i Ministrisë së Asimit:

MBI MBYLLJEN E SHKOLLËS SË MESME JOPUBLIKE “SAADI”

Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese, dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASR. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e interesimit për të raportuar faktet!