Pas tërmetit me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, ka ardhur dhe një reagim nga ministria e Mbrojtjes. Në reagimin e saj, ministria njofton se nga ky tërmet nuk është regjistruar asnjë dëm. Sipas ministrisë, tërmeti i sotëm ishte pasgoditje e 26 nëntorit.

“Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerez apo materiale deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec, ku janë ndjerë lekundje te lehta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Këto lëkundje vijnë dy muaj e dy ditë pas tragjedisë së 26-nëntorit që la pas 51 viktima. Nga tërmeti i tmerrshëm mbetën të plagosur mbi 1000 persona, ndërsa me mijera ndertesa u demtuan.