Ministria e Shëndetësisë akordon fondin 1 milion dollarë për shtimin e mjeteve mbrojtëse për koronavirusin

25/02/2020 - 20:31

Pas mbledhjes së pasdites së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, me fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur të rialokojë një fond shtesë prej 1 milion dollarë buxhetit të spitaleve, që do të shkojë për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale.

Ky fond shtesë shërben vetëm për qëllimin e sipërpërmendur të rritjes së stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat tona spitalore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron personelin shëndetësor dhe qytetarët se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore, kanë në dispozicion sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale, për të përballuar situatën. Ministria e Shëndetësisë siguron se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID 19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria ka detajuar mënyrën si do ndahen paratë e pagave për të punësuarit në biznesin e vogël.

Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani, ka reaguar menjëherë pas një denoncimi të bërë në rrjete sociale nga ish—deputet

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përcollën sot në aeroportin e Rinasit, 30 mjekë dhe infermierë të

Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook faktin se një pacient i prekur nga Covid-19 po mba

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetas

Banorët e lagjes 8 në Durrës kanë protestuar mesditën e sotme për kërkesa jetike si ushqimi, pasi janë në pamundësi për t’i siguruar vetë

Tridhjetë mjekë shqiptarë do të nisën për në Itali sot në ndihmë të kolegëve të tyre për të përballuar situatën e koronavirusit.

Një 65-vjeçar shqiptar me banim në Romë humbi jetën nga koronavirusi  Vetë bashkëshortja e tij, Anila, e dha lajmin e hidhur përmes një n

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka postuar në rrjete sociale një foto të stafit të avionit “Lasgushi”, të kompanisë Air Albania