Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se një prej 19 rasteve të konfirmuar pozitiv ditën e sotme është drejtori i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj.

Brataj është vetëizoluar në shtëpi në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shkruan në një status:

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!
#BashkëDeriNëFund”