Ministria e Shëndetësisë ka bërë një sqarim lidhur me lajmet se mjeku i njohur Arjan Pushi, ka ndërruar jetë tek Spitali Infektiv.

Sipas Ministrisë, lajme të tilla janë të pavërteta, dhe u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që t’u referohen vetëm burimeve në rrugë zyrtare.

Lajmin e parë për vdekjen e mjekut e bëri me dije përmes Facebook, kolegu i tij Bernard Progni.

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nje sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar sherbimit infektiv, lajmi i perhapur ne disa media per mjekun eshte i pavertete. Ju lutemi referojuni burimeve zyrtare