Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ministrja Balluku flet për portin e ri tregtar në Porto Romano, zbulon kush do ta financojë (VIDEO)

16/04/2021 - 20:37

Kompania EMAAR prezantoi pasditen e sotme projektin për portin turistik të Durrësit, një investimi që kap vlerën 2 miliardë euro.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku foli gjatë prezantimit për zhvendosjen e portit tregtar në Porto Romano.

"Durrësi i ka të gjitha potencialet për të qenë një nga qendrat më të rëndësishme, ky projekt ka dy kolona të rëndësishme, e para: ndërtimi i portit të ri të mallrave , 9 km larg në zonën e Porto Romanos, do jetë një port i ri me te gjitha parametrat e kërkuara nga BE, qoftë dhe ato mjedisore, që këtu kishin kohë që kishin humbur, të gjithë e dinë ndotjen këtu sa herë fryn erë.

Kishte arritur një pikë që duhej zgjidhje, një port i tillë s’mund të qëndrojë afër sajteve antike që ka qytet. Porti i ri në zonën e Porto Romanos, nuk do rëndojë mbi taksapaguesit shqiptarë, kemi kohë që punojmë për këtë gjë, që t’i japim Durrësit dhe gjithë trevave shqiptare, sidomos Kosova, pastaj me rrugën e Arbrit do e përdorë dhe Maqedonia. Por ndërkohë projekti që ne sot prezantojmë do ndryshojë qytetin. Një nga kompanitë më prestigjioze që ka bërë ndryshimin në konceptin e turizmit, Emaar Group sëbashku me të tjerat si bija ka vendosur të ketë vëmendje të veçantë në Durrës, dhe kështu arritëm në një rezultat ë sot zyrtarizohet, një projekt që pas pak do prezantohet është pjesë e masterplanit të zhvillimit të qytetit që konsiston në një investim gjigant, që do i japin Shqipërisë një injektim të madhe financiar. Qeveria Rama i ka bërë projektet me partnerë seriozë që nuk duan të përfitojnë, Muhamed Alabar me thotë që ju shqiptarët jeni të jashtëzakonshëm, dilni më të fortë nga vështirësitë",- tha ministrja.

Ministrja Balluku sqaroi se "porti i ri tregtar që do të ndërtohet në Porto Romano nuk do të rëndojë mbi taksapaguesit shqiptarë, pasi Autoriteti Portual Durrës e ka kapacitetin për të investuar për këtë port, sigurisht në partneritet të plotë me të gjithë partnerët tanë strategjikë. Kemi një studim shumë të mirë fizibiliteti, kemi kohë që punojmë për këtë projekt dhe shumë shpejt ne do të nisim nga puna. për t'i dhënë Durrësit, Shqipërisë dhe trevave shqiptare, sepse ju e dini shumë mirë që Kosova e përdor portin e Durrësit dhe portin e ri do ta përdorë edhe më shumë e më pas me perfundimin e rruges së Arbrit do jete shume i lehte per t'u perdorur edhe nga Maqedonia e Veriut. Kështu që, me ndërtimin e portit të ri do nisë një epokë e re për Durrësin dhe gjithë rajonin përsa i përket tregtisë detare". 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës. Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz.

Një avion me 267 ushtarë amerikanë ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të stërvitjes së pëbashkët, "Defender Europe 21" që po zhvillohet në

Shqipëria vijon të shënojë shifra në rënie të rasteve Covid.

Nga e hëna, në prag të sezonit turistik, nis, përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, aksioni i madh i pastrimit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar vendet të cilët kanë mbështetur Izraelin në këtë situatë ku një prej tyre ësht

Disa ekspertë kanë sugjeruar se një model i ngjashëm mund të përdoret për të mbledhur të dhëna për variantet e COVID-19, dhe për t’i kësh

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka ndikuar dhe tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet.

Dita e sotme do të nisë me një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat gjatë paradites herë pas herë pësojnë zhvillim duke sj

Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat, për vaksinimet që janë kryer

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për vrasjet e fundit në Elbasan dhe në Vlorë, ku theksoi se autoritetet shqiptare