Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shpjeguar se pse ka vizituar pa njoftuar më parë Drejtorinë e Transportit Rrugor në Durrës. Vizita u realizua gjatë ditës së enjte.

Duket se qëllimi i Ballukut ka qenë verifikimi i punës së stafit dhe drejtuesve të kësaj drejtorie, por pavarësisht vizitës surprizë, rezultati ka qenë pozitiv.

Kështu njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në një postim në Facebook, të cilin e shoqëron edhe me video të vizitës të ministres Balluku, të shoqëruar nga drejtori rajonal, Roni Shqopa.

"Inspektim blic në Drejtorinë Rajonale të Durrësit, pa njoftim paraprak! Akoma më bukur kur rezulton pozitiv! Kemi ende shumë punë për përmirësime, rregull, eliminim shkeljesh, rritje kapacitetesh e modernizim sistemesh e shërbimesh por ndryshimi ka nisur dhe nëse beson, nëse punon, BËHET! #GjithëVëmendjaTekQytetarët #ShërbimePublikeCilësore #ShqipëriaQëDuam #EvropaMeVepraJoMeFjalë #DPSHTRR"