Ministrja Balluku jep lajmin: Tiranë-Durrës me pagesë brenda vjeshtës

15/05/2019 - 16:33

Brenda vjeshtës së këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë planifikon nënshkrimin e kontratës koncesionare për autostradën Tiranë-Durrës, ku ndër të tjera synohet që kalimi për automjetet të bëhet me pagesë.

Në një intervistë për TV SCAN bëhet me dije nga ministrja, Belinda Balluku e cila thotë se projekti për këtë aks iu është dorëzuar investitorëve, ndërsa pritet shprehja e interesit nga ana e tyre.

"Unë kohët e fundit kam patur kontakte me shumë investitorë të huaj. Ministria ka përgatitur fisha të veçanta për çdo projekt për të gjetur partneritetin e duhur, qoftë edhe nga pikëpamja e eksperiencave që investitorët e huaj kanë, por edhe nga pikëpamja e interesit të zhvillimit që ato kanë në vendin tonë. Kështu që, rruga Tiranë-Durrës është dorëzuar në duart e disa investitorëve të huaj që kanë treguar interes, pasi ai është aksi kryesor që lidh kryeqytetin me portin tonë ndërkombëtar. Ashtu sikurse dihet, ajo autostradë prek zonën industriale të Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranën apo Durrësin. Kështu që, besoj edhe interesi nga ana e investitorëve, shumë shpejt do të jetë i shprehur. Ndaj mendojmë që të gjitha këto projekte, vjeshta do t’i gjejë në kohën e nënshkrimit të kontratave dhe të realizimit të tyre." -tha ministrja.

Megjithatë, Balluku sqaron se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.

"Të gjitha rrugët që do të konsiderohen të futen në një koncesion me pagesë do të jenë rrugë që kanë alternativën e tyre. Kjo do të thotë që qytetarët mund të përdorin rrugën alternative, pa pagesë. Gjithashtu, ajo çfarë ne synojmë në projektet tona për rrugët me pagesë është që ndërtuesi apo investitori duhet të marrë përsipër dhe rehabilitimin e rrugëve ekzistuese. Ky është një element i ri që ne po mundohemi të futim në kontratat e reja dhe që normalisht do të ishte në favor të qytetarëve dhe të shtetit shqiptar, sigurisht." – tha Balluku.

Kjo kërkesë vjen pas problematikës së shkaktuar me autostradën Milot-Morinë, ku aktualisht nuk ka asnjë rrugë alternative, ndërkohë që banorët e Kukësit janë të detyruara të paguajnë, ndonëse aplikohen tarifa të reduktuara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokurori Vatë Staka është prej vitit 2018 nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës, por procedimi penal nuk e ndali Prokuroren e Përgjithshme

Pavarësisht se Vangjush Dako e dorëzon mandatin e tij të tretë në 30 qershor të muajit të ardhshëm, as ai dhe as administrata nuk i kanë

Dy foto që flasin shumë për zhurmën fiktive rreth punëve publike të bashkisë së Durrësit për ndërtimin e “Velierës”.

Bujar Leskaj është rikthyer në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe ka firmosur sot për të hequr dorë nga delegimi i kompetencave,

Me dëshirën e madhe për të mbërritur në tokën e premtuar, shumë shqiptarë provojnë mënyra nga ndryshme për të ikur në Britani.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet tek Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore, në kuadër të zbatimit të plani

Kandidati për bashkinë e Kavajës nga partia Bindja Demokratike është tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Përfaqësuesit e Autoritetit Portual Durrës kanë qenë pjesë e diskutimeve me ekspertët e porteve dhe qyteteve në të dy anët e detit Me

Komisioni i BE-së për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos tha se misioni i FRONTEX në Shqipëri, është një etapë e re e