Ministrja Denaj në Kroaci, kërkon mbështetje për integrimin e vendit në BE

13/01/2020 - 16:57

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ishte e pranishme në një vizitë zyrtare në Kroaci ku u prit nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Financave,  Zdravko Marić.

Në takime, Ministrja Denaj kërkoi mbështetjen e Kroacisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa kjo vizitë zyrtare në përkon edhe me javët e para të Kryesimit Kroat në Këshillin e Bashkimit Evropian.

“Vizioni i ngjashëm i Kroacisë dhe Shqipërisë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe momentet historike na kanë bashkuar përherë, duke e shndërruar marrëdhënien tonë në një partneritet strategjik”, u shpreh ministrja Denaj.

Po ashtu, Ministrja tha se eksperienca kroate mbetet shumë e mirë për Shqipërinë në zbatimin e procesit të fiskalizimit, në përthithjen e investimeve të huaja, në zhvillimin e sektorit të turizmit apo edhe në procesin e integrimit si vendi i fundit që ka aderuar në BE.

“Gatishmëria dhe angazhimi ynë do të jetë i lartë për të mirëpritur investimet dhe projektet kroate në sektorët strategjikë. Do të mirëpresim më kënaqësi edhe çdo mbështetje institucionale në kuadër të bisedimeve teknike me Komisionin Evropian dhe ato politike me strukturat e BE-së në tërësi”, theksoi ministrja Denaj gjatë kësaj vizite.

Nga ana e tij, Ministri i Ekonomisë Horvat premtoi mbështetjen e Qeverisë kroate për integrimin e Shqipërisë në BE, nisjen e procedurave për një linjë direkte ajrore Zagreb-Tiranë dhe bashkëpunimin konkret në fushat si turizëm, transport detar dhe zejtari.

Denaj mori pjesë edhe në Forumin e Përbashkët të biznesit organizuar nga dy Dhomat Kombëtare të Tregtisë se dy vendeve, ku theksoi se kjo është një mundësi shumë e mirë për një intensifikim të marrëdhënieve mes investitorëve shqiptarë dhe kroatë, si dhe për të prezantuar Shqipërinë në një audiencë më të gjerë.

“Investimet në turizëm, agroturizëm dhe bujqësi në tërësi, hapësira për investime në energji të rinovueshme dhe zonat e lira ekonomike janë me potencial të lartë për zhvillim dhe për të krijuar një standard tjetër për modelet e biznesit në këto fusha”, u shpreh ministrja Denaj në fjalën e saj në Forum.

Sipas ministres, Diaspora shqiptare në Kroaci ofron gjithashtu një avantazh i cili mund të materializohet së shpejti edhe në kuadrin ekonomik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Automjetet e policisë pritet që ti nënshtrohen një ndryshimi për sa i përket pamjes së jashtme.

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për herë të parë si kryediplomate në vendin tonë.

OSBE-ja ka reaguar pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2019, i cili tregonte se vendi ynë ka humbur 7 pozicion

Gazetari Artan Hoxha dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, pasditen e sotme kanë shkuar në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me

Gazetari Artan Hoxha, i cili bëri publike videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke pirë kokainë, ka dalë nga prokuroria

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme, në orën 17.57. Epiqendra ka qenë në rrethin e Korçës.

Ditën e sotme, mediat raportuan se Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Krimi

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla do të paraqitet sot pranë SPAK, pasi është thirrur për të dëshmuar nga prokurorët të cilët k

Banorët e Shijakut të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit nuk përfitojnë bonusin e qirasë për shkak të dokumentacionit ndërsa bas