Ministrja e Arsimit takohet me rektorët e universiteteve, sondazh vlerësues për mësimin online

18/01/2021 - 21:02

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka takuar rektorët e universiteteve publike për disa çështje, por kryesisht mësimin online.

Pak ditë më parë Manastrliu bëri me dije se universitetet do të vijojnë online, teksa Kushi thotë se sa i përket vendimeve ato i përkasin Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ajo zbuloi se Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë po përgatit një sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit online në të gjitha universitetet.

STATUSI NGA EVIS KUSHI:

Sot i dëgjova me shumë vëmendje rektorët e universiteteve publike mbi një sërë çështjesh që prekin arsimin e lartë, ndërsa u njoha nga afër edhe me përvojën e deritanishme të secilit institucion rreth zhvillimit të mësimit “online”.

Për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, universitetet po performojnë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik. Gjithsesi, për të pasur një panoramë më të plotë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (#ASCAL) është duke përgatitur një #sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit “online” për të gjitha universitetet.

Teksa u shpreha para rektorëve se #MASR po ndjek nga afër edhe praktikat më të mira të vendeve më të zhvilluara, nënvizova gjithashtu se vlerësimi i situatës dinamike të pandemisë dhe vendimmarrjet përkatëse i përkasin si përherë Komitetit të Ekspertëve. Në këtë kuadër, kërkova sërish shumë mirëkuptim e fleksibilitet nga çdo institucion i arsimit të lartë, e mbi të gjitha garantimin e mësimdhënies sa më cilësore në kushtet e pazakonta që po kalojmë.

Sot i dëgjova me shumë vëmendje rektorët e universiteteve publike mbi një sërë çështjesh që prekin arsimin e lartë,...

Posted by Evis Kushi on Monday, January 18, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pallati i sportit “Ramazan Njala” bëhet gati për nisjen e fushatës së vaksinimit.

Fatkeqësisht, 20 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për tenderin e ushqimeve të bërë nga Ministria e Mbrojtjes gja

Policia e Shteti ka ndëshkuar me masë administrative gjatë fundjavës 2953 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2923 prej tyre për

Shumë shpejt fushata e vaksinimit për Covid-19 nis edhe në Durrës.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në takimin e zhvilluar me kampionin e Ballkanit, atletin Izmir Smajlaj, nënvizon se a

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq gjqyta

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e djshme në autostradën Vlorë-Fier.

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet këtë të hënë për të diskutuar masat kundër përhapjes së pandemisë së Covid-19.