Ministrja e Drejtësisë kërkon hetim për kryetarin e Gjykatës

18/01/2018 - 15:24

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj kërkon hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës. Nga burimet mësohet se në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka mbëritur kërkesa për hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Arben Zefi.

Kanë qenë denoncimet e disa avokatëve të qytetit të Shkodrës ndaj kryetarit në lidhje me disa shkelje me mos ushtrimin e detyrës së tij, që kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë.

Nga hetimi i ndërmarrë ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal.

Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb, orët e paradites së kësaj të marte do dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta, po

Në studion e emisionit “Opinion” gazetarja Klodiana Lala ka lexuar një fragment nga dosja në ngarkim të personave të bandës së Avdylajve.

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka dhënë një këshillë të gjithë atyre që kanë aplikuar për Lotarinë.

Me ftesë të kreut të shtetit austriak, Alexander Van der Bellen, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nis këtë të hënë për një vizitë sht

Policia e Shtetit ka publikuar sot listën me fituesit e fazës së parë për “Patrullë e Përgjithshme” që do të kalojnë në testin fizik.

Në zonën e ish-Kënetës apo "Durrësin e Ri", është ngritur një zyrë e Policisë së Shtetit, për t’i ardhur në ndihmë banorëve të njësisë ad

Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, ka dhënë dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij për trafik narkotikësh.

Të gjithë ata që nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontribute për të përfituar pension, tashmë kanë një zgjidhje.