Në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar,  Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka diskutuar rreth sfidave kryesore me të cilat po përballet arsimi parauniversitar në kushtet e pandemisë COVID-19.

Në postimin e saj rreth këtij takimi, ministrja Kushi nënvizon se “përtej efekteve të papritura të kësaj periudhe të pazakontë, janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme që procesi mësimor të mos ndalet në asnjë moment.”

Gjithashtu, ajo përmend disa prej masave të ndërmarra përgjatë pandemisë, të cilat kanë  pikërisht në fokus gjithëpërfshirjen dhe garantimin e cilësisë në mësimdhëne e mësimnxënie:

“Kanali i dedikuar “RTSH Shkollë”, platforma “Akademi.al”, trajnimi i vazhdueshëm i mësuesve për të përballuar situatën, garantimi i mjediseve të sigurta shkollore sipas protokolleve anti-COVID, 1000 mësues shtesë, dyfishimi i punonjësve të shërbimit psikosocial, shpërndarja e tabletave digjitale për nxënës në nevojë e nxënës të klasave kolektive, janë disa prej masave të ndërmarra për garantimin e gjithëpërfshirjes dhe cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie.” – mbyll publikimin e saj ministrja Kushi.

Në takimin e zhvilluar me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar diskutuam rreth sfidave kryesore me të cilat…

Posted by Evis Kushi on Tuesday, March 2, 2021