Një foshnje 2-muajshe është infektuar me Covid-19 dhe është i shtruar në spitalin infektiv, pasi ka shfaqur simptoma.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”

“Kemi një rast të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në spitalin pediatrik në shërbimin e infektivit bashkë me të ëmën e vet. I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruar në spitalin infektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij.”, tha ministrja.