Moderatorja e njohur Floriana Garo ka realizuar së fundmi një dokumentar për Durrësin turistik, të titulluar “Mirësevini në Durrës!”.

Në materialin 20 minutësh, Garo prezanton disa prej atraksioneve më të bukura turistike të qytetit bregdetar, duke i kushtuar një vend të veçantë edhe siteve arkeologjike dhe historike, që kanë tërhequr jo pak vëmendjen e turistëve të huaj.

Përmes një guide tre-ditore në Durrës, Garo prezanton para turistëve dhe pushuesve një ekspoze të mirëfilltë të qytetit bregdetar, që tashmë është kthyer në një atraksion turistik për mijëra turistë të huaj që e vizitojnë atë kryesisht në sezonin veror.