Mjekët e familjes po ndjekin mbi 1 mijë të prekur me Covid, Manastirliu: Protokolle të përcaktuara për ndjekjen e pacientëve

06/08/2020 - 16:48

 Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën shëndetësore nr.10 në kryeqytet, ku deklaroi se mjekët e familjes po ndjekin pacientët e prekur me Covid-19, por që ndodhen në shtëpi me simptoma të lehta, sipas protokolleve të përcaktuara.

“Është një punë e madhe që po bëhet nga mjekët e familjes. Janë më shumë se 1600 mjekë të angazhuar në gjithë territorin e Shqipërisë. Në Tiranë, ku është dhe numri më i madh i të prekurve aktivë, mjekët e familjes po luajnë një rol kyç, për ndjekjen e ecurisë në rastet e pacientëve të prekur nga Covid19, të cilët janë duke u trajtuar në banesë. Më shumë se 1 mijë pacientë, janë duke u trajtuar dhe duke u ndjekur nga mjeku i familjes”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore nr.10, Ministrja e Shëndetësisë tha se ndjekja e pacientëve po kryhet sipas protokolleve të përcaktuara.

“Në të gjithë Shqipërinë janë mbi 2500 raste aktive. Rreth gjysma e tyre janë me simptoma, pra janë duke u ndjekur nga strukturat tona të kujdesit parësor, sipas protokolleve të përcaktuara për qytetarët që ndiqen në mënyrë ambulatore dhe për ata që kanë nevojë të hospitalizohen atëherë lidhen direkt me 127 për të garantuar ndjekje të mëtejshme në kushte spitalore”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se mjeku i familjes e ka në kohe reale informacionin për çdo qytetar të zonës së tij të mbulimit, që është i prekur nga COVID-19.

“Çfarë është e rëndësishme është që sot realizojmë në mënyrë elektronike kartelizimin elektronik të pacientëve, të cilët janë të dyshuar, kanë shenja, kanë simptoma të Covid-19, apo janë raste të konfirmuara me Covid-19 dhe terapitë e tyre të mjekimit”, u shpreh ministrja.

Gjatë vizitës saj në qendrën shëndetësore nr.10, ku rreth 30 pacientë të konfirmuar me Covid-19 po ndiqen nga mjekët e familjes, Manastirliu tha se duhet të vijojë komunikimi dhe informimi me qytetarët për ndjekjen e çdo rasti që konfirmohet me virusin e rrezikshëm.

“Numri 0800 400 400 është një linjë e gjelbër, e dedikuar për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për informacion, që kanë nevojë të dinë kush është mjeku i familjes, që kanë nevojë të kontaktojnë direkt me mjekun e familjes për t’i lehtësuar komunikimin me mjekun dhe sigurisht për të bërë të mundur më pas ndjekjen e tyre kur janë të prekur nga COVID-19”, bëri thirrje Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një tjetër pallat i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb sot në Durrës.

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Artan Broci, avokati i zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi thotë se do të apelojë vendimin e pezullimit të klientit të tij nga detyra.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme disa zona në Durrës do të kenë shkëputje të energ

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është paraqitur pak më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të apeluar vendimin e shkallës së

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e djeshme të punësojë 1 mijë mësues shtesë, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19

Këtë të enjte territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, të cilat më të dukshme do të j

Komisioni i Pavarur i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Prokurosisë së Durrësit, Ferdinand Elezi.

Ministri Blendi Klosi ka bërë një deklaratë ditën e sotme, që le të themi ka ngritur shumë pikëpyetje në publik.