Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përcollën sot në aeroportin e Rinasit, 30 mjekë dhe infermierë të rinj që do të shkojnë në Itali, për të ndihmuar në përballjen me COVID-19.

Manastirliu, gjatë fjalës së saj të shkurtër i siguroi mjekët e rinj se do të kishte kujdesje për familjet e tyre gjatë kohës që do të mungonin, dhe se priste që askush prej tyre të mos infektohej nga virusi.

“Janë mjek e infermierë të rinj, janë specializantë të rinj duan të jenë modeli që kërkohet nga mjekët, janë modeli i heronjve të heshtur në luftë me këtë armik të heshtur. Janë nga e gjithë Shqipëria. Do të doja askush të mos binte pre e këtij armiku dhe për sa kohë që ju nuk do jeni këtu kujdsesemi ne për familjet tuaja”,– tha ajo.