Mjekët shqiptarë drejt Italisë/ Shefi i Urgjencës mesazh emocionues nga karantina: U ndjeva si ditën e tërmetit

29/03/2020 - 17:07

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shprehet i emocionuar dhe i prekur nga gjesti i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u nisën në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre në luftën kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Brataj, i cili ndodhet i izoluar sepse rezulton edhe ai pozitiv me COVID-19, thotë se pamjet e mjekëve shqiptarë që hipin në avion i kanë krijuar ndjesinë që përjetoi ditën e tmerrshme që tërmeti i 26 nëntorit goditi Shqipërinë dhe mbërritën ekipet italiane të shpëtimit.

“Në këtë moment po japin maksimumin e tyre, por JU sot na sillni emocione, na sillni ndjesinë dhe krenarinë e të qënit mjek, bluza të bardha, humanist, por akoma më shumë të qenit SHQIPTAR! Ju po shkoni në luftë me vetëdije, kundër një armiku sa të njohur, aq të pa njohur, por me vendosmërinë e pa tundur, objektivin për të cilin keni studiuar”, shkruan ai.

POSTIMI I SKENDER BRATAJT

JU JENI KRENARIA JONË, SHEMBULLI, VIRTYTI!

Ju jeni ajo traditë e bukur, që gjithmonë vetëm e kemi thënë me fjalë, ndërsa sot është konkrete, e prekshme reale; tradita e bukur e shqiptarit, ajo e ndihmës së personave në nevojë. Ju betohem se ishte e njëjta sken, ndjesi, emocion si atë ditë te këneta në Durrës, kur pashë ekipet e shpëtimit të Italisë në periudhën e tërmetit. Është e njëjta skenë para avionit, kur ekipet mjekësore italiane dhe Protezine Civile Italiana mernin bashkëkomasit tonë për ti kuruar në Itali.

Sot niseni ju për të kuruar qytetarët italianë! Wau,wau! Unë kam punuar 22 vjet mjek për ata njerëz të mrekullueshëm dhe sot e ndjej veten në çdo njërin prej jush. Atje ka me qindra mjekë dhe infermierë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë. Në këtë moment po japin maksimumin e tyre, por JU sot na sillni emocione, na sillni ndjesinë dhe krenarinë e të qënit mjek, bluza të bardha, humanist, por akoma më shumë të qenit SHQIPTAR! Ju po shkoni në luftë me vetëdije, kundër një armiku sa të njohur, aq të pa njohur, por me vendosmërinë e pa tundur, objektivin për të cilin keni studiuar.

Pra, JU SHKONI TË SHPËTONI JETË! Këtë mision fisnik ju e keni të skalitur në zemrat tuaja dhe tonat.

Kurajo, forca, dhe suksese çuna e goca! Me këtë solidaritet dhe vendosmëri që shohim në sytë tuaj, nuk ka virus të na ndalë!

Jeta është shumë më e bukur dhe gjithmonë fiton!

PUNË DHE KTHIM TË MBARË MANTELBARDHË!

Dr. Skender Brataj

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Tiranë, sot, u zhvillua protesta paqësore “Për Fëmijërinë e Vjedhur”, e nxitur nga rasti i fundit i abuzimit të 15-vjeçares në Babrru

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti.

Mijëra qytetarë në Tiranë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza” pas lajmit që ka tronditur opinion

Dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë që kishin ngritur një rrjet prostitucioni janë lënë në burg. Gjykata e Kavajës ka vendosur

 “Unë zgjedh të jetoj e sigurtë”, “Në vend që t’i mësoni djemtë të mos përdhunojnë, mësojini të respektojnë”, “Nuk luhet përdhunimesh

Shembja e pallatit 6 katësh me tritol la pas dëme të konsiderueshme në bizneset pranë objektit në bulevardin e Durrësit.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka rrëzuar Policinë e Shtetit për 48 pasuri për të cilat është kë

Ky është momenti i shpërthimit të pallatit të VIP-ave në bulevardin e Durrësit, i cili në një sekondë përfshihet i gjithi në flakë përpar

Shembja e pallatit 6 katësh me tritol la pas dëme te bizneset në bulevardin e Durrësit.