Mjekja apel qytetarëve: Në spital po dominojnë moshat e reja, tregohuni shumë të kujdesshëm

02/08/2020 - 10:32

Mjekët shqiptarë vijojnë t’iu bëjnë apel të rinjve që të respektojnë masat anti-COVID.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook” mesazhin e mjekes Migena Qato, e cila deklaron se kohët e fundit ka një rritje të numrit të infektuarve të moshave të reja.

Vetë ministrja thekson se “Në spitalet COVID vijon beteja e përditshme për jetën, në përballje me një virus të rrezikshëm që nuk bën dallim dhe po prek edhe të rinj, që sot po marrin trajtim në spital. #RespektoRregullat↔️ Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit! #TëNdihmojmëEkipetMjekësore#COVID19”.

Ja mesazhi i plotë i mjekes:

Po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti Ralf Gjoni i cili u prek nga COVID-19, pas rreth dy javësh shërohet nga kjo sëmundje.

Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sot në 32-vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela, bashkëshortja e tij Lavdije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik një mbledhje jashtë rradhe ku janë miratuar disa vendime të

Numri i pushuesve në bregdetin e Durrësit ka ardhur në rritje gjatë ditëve të para të muajit gusht.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me ekipin e mjekëve dhe infermierëvë italianë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Pas lajmit të publikuar në RTV Ora se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është nisur për mjekim më të specializuar kundër koronavirusi

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënd