Mjekja pediatre, Gjerogjina Kuli-Lito e ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar detaje nga vdekja e fëmijës së parë në Shqipëri që vdiq nga COVID-19.
Fëmija ndërroi jetë më 20 nëntor në Pediatrinë e Tiranës, në pavionin e COVID-19, pasi kishte shenja të sindromës Kawasaki (gjendje akute nga COVID-19). Kuli-Lito thotë se fëmiaj u komplikua me insuficencë multi-organore që në gjithë botën ka fatalitet mbi 85%.
“Ai ishte një fëmijë, u referua me COVID dhe ishte me Kawasaki, u komplikua me insuficiencë multi-organore, ka fatalitet mbi 85%”– tha mjekja pediatre.