Mjeku infeksionist Beqir Gelaj është një nga personat e prekur nga COVID-19 nga pacientja që ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, ndërkohë që tregon simptomat e këtij virusi, që deri më tani ka marrë jetën e 5 personave.

Në një intervistë për ‘Real Story’ në ‘News24’ Gelaj pohoi se aktualisht qëndron në shtëpi dhe se simptomat e tij ishin shumë të lehta, dhimbje koke, dhimbje trupi si dhe kollë të lehtë. Ai tha se tashmë rezulton negativ, por i duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.

INTERVISTA:

Si e mësuat faktin që ishin prekur nga koronavirusi?

Atë ditë kam qenë mjek roje. Kur kam marrë shërbimin gruaja ka qenë në gjendje të rëndë. Kemi qenë me doreza. Pacienti rëndohet nga ora e gjysmë e natës. Më pas u mor tamponi dhe u dërgua përgjigja që ishte pozitiv.

Në ato momente çfarë ndjetë?
Realisht, kur erdhi përgjigja për pacienten, dhe i gjithë personeli mori tamponët. Hymë në vetekarantinim. Fati që deshi që vetëm unë të isha pozitiv.

Ju patët simptoma?
Kisha shqetësime të lehta kisha.

Çfarë ndjetë?
Unë jam specialist i kësaj fushe dhe një pjesë e madhe kalon në formë asiptomatike. Që besoj se do kalojë 80 përqind e rasteve. Shqetësime të vogla, dhimbje koke, dhimbje muskuj, një kollë të lehtë dhe s’kam pasur temperaturë. I gjithë personeli i spitalit të Durrësit vetëm unë rezultova pozitiv.

Si ka mundësi që vetëm ju u shfaqet me simptomë pozitive?
Nuk mund të them. Unë jam vet i kujdesshëm, por duke qenë në kontakt me pacientë, jemi të rrezikuar.

Vë re që në Durrës numri ka mbetur i njëjtë numri i të prekurve me COVID-19. Pse ndodh kjo?
Janë shumë arsye. Në përgjithësi dhe kjo ekziston mundësia, që respektohen deri diku. Të gjithë pacientët që paraqiten tek urgjenca, ndiqen në mënyrë korrekte nga personeli. Secili i sëmurë paraqet gjendje klinike të ndryshme.

Ju jeni ende në karantinë?
Po për 14 ditë të tjera.

Ju do të ktheheni në detyrë në rast se jeni negativ?
Patjetër që po. Ai është profesioni ynë.

Mesazhi juaj për kolegët?
Kolegët janë të kujdesshëm padiskutim. Por më shumë duhet një mesazh për masën e gjerë të popullit. Vetëizolimi është masa në këto kushte dhe higjiena. Duhet të respektohen të gjitha rregullat për COVID-19.