Mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo ka publikuar në Facebook imazhe të mushkërive të dëmtuara nga Covid-19 të disa personave në moshë të re, të cilët nuk arritën të fitonin luftën me virusin.

Kalo shkruan në postim se gjatë fillimi të pandemisë është menduar se Covid-i mund të prekte vetëm moshat mbi 60 vjeç, por ecuria e saj ka treguar se kushdo mund të rrezikohet.

Ai tha se edhe përse vaksinimi anti-COVID ka filluar në vend, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se dita që e gjithë popullata do të jetë vaksinuar nuk është afër.

Kalo ka ngritur apel ndaj organeve ekzekutive dhe ligjzbatuese të mos tregohen aspak tolerantë ndaj çdo personi që shkel masat anti-COVID, duke shtuar se fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare nuk duhet të zbehë punën dhe përpjekjet me përballimin e COVID-19.

POSTIMI I PLOTË

Kohë Kovidiane….24.02.2021…Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid-19 ka mbi një vit i pranishëm mes nesh, duke shkaktuar jo pak lëndime te shëndetit të dhjetra mijra individëve, por edhe qindra e qindra jetëhumbje….NËSE në fillimet e përballjes me këtë “flamë mbarëbotërore” u krijua ideja se ajo prekte kryesisht moshat mbi 60 vjeç dhe në veçanti individët me komorbozitete, ecurija e saj na tregoj se kushdo mundet të rrezikohet nga prekja prej tij…..Në ndërkohë mutacinet kineze, amerikane, italiane, britanike, braziliane, afrikano jugore, etj. kanë ndikuar në mbajtjen gjallë dhe në shpejtësinë e përhapjes, po ashtu edhe në shtimin e ndërlikimeve dhe jetëhumbjeve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..Futja në përdorim e Vaksinave sigurisht do të ndikojë në uljen e rasteve të prekura, POR duhet të ndërgjegjësohemi se edhe dita e vaksinimit të gjithë popullatës nuku është aq e afërt….MBETEN kurdoherë të plotëvlerta si respektimi i vetëvetes së mirëndërgjegjsuar po ashtu edhe përkujdesi ndaj jetës së kujtëdo që gjallon rreth nesh….KURRË të mos harojmë se respektimi i trinomit të masave kufizuese në përhapjen e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19: Maskë, Distancim fizik dhe Higjenë personale dhe kolektive (MDH), kanë mbetur ndër shekuj tejet efektivë në luftën ndaj Pandemive të ndryshme….EKZEKUTIVI dhe ORGANET ligjzbatuese të mos tregohen tolerantë ndaj kujtëdo që shkel respektimin e masave të aprovuara, qoftë ai/ajo funksionar i lartë, ministër, deputet, drejtues partije apo edhe qytetar i thjeshtë….Grumbullimet në takimet elektorale, në ndodhitë familjare, në mjetet e transportit publik apo edhe në mjediset e shkollave, si edhe mungesa e zbatimit të masave të higjenës në mjediset kolektive, po ndikojnë dhe do të vijojnë të ndikojnë në shtimin e rasteve të infektimeve nga Sars-Cov2/Covid-19….FUSHATA ELEKTORALE për zgjedhjet e parlamentare të 25 Prillit 2021, për asnjë dekikë nuk duhet të zbehë përditshmërinë e punës dhe përpjekjeve në përballjen me Sars-Cov2/Covid-19….JO PËR TË FRIGUAR grup moshat nën 40-45 vjeç, por për t’i ndërgjegjësuar ato i kam bashkëngjitur këtij postimi imazhe të CT-Scannerave, të disa individëve të këtyre grupmoshave që nuk kanë mundur t’a fitojnë betejën e përballjes me këtë “flamë”….Përpiquni të qëndroni sa më larg ndikimeve jo dobiprurëse të Gjithologëve dhe Anal-istëve, që fatkeqsisht kanë mbirë kudo në TV apo në Shtypin e shkruar dhe në Rrjetet sociale…JU DUAM dhe jo pak po rrezikojmë edhe jetët tona në vijën në parë, që me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë të mundet në MIRËBESIM dhe MIRËKUPTIM, të ngadhnjejmë në këtë “luftë me armikun e padukshëm”….Together forever!!!

N.B.:#Ribotimi i këtij postimi nuk lejohet pa lejen e autorit

Kohë Kovidiane….24.02.2021…Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid-19 ka mbi një vit i pranishëm mes nesh, duke shkaktuar jo pak…

Posted by Tritan Kalo on Wednesday, February 24, 2021