Përmes një postimi në Facebook, mjeku i infektivit, Tritan Kalo u bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë këshillat e specialistëve për të mbrojtur jetën.

Teksa përmend se shumë qytetarë kanë vështirësi ekonomike, Kalo thotë se jeta është e paçmimtë dhe për këtë arsye duhet ta mbojmë fortë atë.

Kalo i kërkon qytetarëve të dëgjojnë zërin e ndergjegjes dhe të respektojnë këshillat, pasi një ditë kjo ëndër e keqe me emrin COVID-19 do kalojë.

“Kurdoherë me ju dhe për ju….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT, 28.03.2020….Bashkëqytetarë, ju lutem, ju lutem vejani veshin këshillave tona….mos dilni në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arsye madhore për shëndetin….E dimë që shumë prej jush janë në vështirësi ekonomike, por jeta e juaj është më e vlefshme se gjithçka….kjo ëndërr e keqe me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmimta askush nuk mundet tua rikthej….Dita nis për së mbari me dy infermierët e turnit në Pavjonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për t’ju shërbyer të sëmurëve tanë….kurrë nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-19, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive….Së bashku ne do t’ia dalim mbanë me siguri, ndaj ju lutem, na dëgjoni dhe mbi të gjitha mos nguroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj…. Vetndërgjegjësohuni”, shkruan Kalo.