Një tjetër pronar lokali në Elbasan është shoqëruar nga policia, pasi është konstatuar se mbante hapur biznesin e tij.

Panorama shkruan se lokali ndodhet në lagjen “Qamil Guranjaku” në pronësi të shtetasit me iniciale R.C..

Mësohet se në momentin e konstatimit nga policia brenda lokalit ndodhej edhe një mjek.

Më herët në qytetin e Elbasanit u konstatua edhe një lokal që rrinte i hapur dhe u shërbente klientëve.