Mjeku Pipero nxjerr fotot me kolegët: Së bashku do e fitojmë këtë betejë

25/03/2020 - 17:26

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka publikuar në Facebook foto me kolegët e tij në Spitalin Infektiv i kthyer tashmë në një spital COVID-19.

Pipero shkruan se pavijonet e spitalit Infektiv po hyjnë në betejë njeri pas tjetrit dhe se këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me Covid-19.

"Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të padukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinëzar dhe ende të panjohur mirë nga shkenca mjekësore, pavijonet e spitalit infektiv njeri pas tjetrit po hyjnë në betejë. Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me Covid-19. Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse iu duhet ende të qëndrojnë në shtëpi. Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentët mikrobikë, bacterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Së bashku ja dalim, së bashku do fitojmë!", shkruan Pipero.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeku Ilir Allkja ka reaguar pas kritikave të zv.kryeministrit Erion Braçe, për mënyrën se si mjeku e kishte vënë maskën.

Shqipëria renditet e treta në botë për përdorimin e kokainës, në nivele të njëjta me Australinë dhe Kanadanë, sipas hartës së përditësuar

Vazhdon nënshkrimi i kontratave me qytetarët që përfitojnë grantin për rikonstruksion.

Ka nisur kalimi i parave të granteve të dëmshpërblimit për qytetarët në Durrës, banesat e të cilëve kanë dëme DS1 dhe DS2.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Kthjellimet do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit shqiptar gjatë gjithë ditës.

Dokumenti i zbatimit të buxhetit të shtetit për vitin 2020, publikuar nga Ministria e Financave së fundmi, vlerëson se taksapaguesit shqi

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shpalosur para eurodeputetëve në PE prioritetet e presidencës 6- mujore gjermane të Bashkimit Europi

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinatit, banorët e një pallati këtu në Tiranë kanë njoftuar policinë duke vënë në dijeni se një grua tjetër,

Më 16 qershor, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi para kryeministrit Edi Rama se nga vlerësimet paraprake, qytetarët e Durrësi