Mjeku shqiptar në Spanjë jep recetën: Me çfarë po i mjekojmë të shëruarit

30/03/2020 - 10:17

Kita Sallabanda është një mjek shqiptar që lufton në vijën e parë kundër koronavirusit në Spanjë. Në një lidhje me Skype, Sallabanda thotë per TemA TV se situata atje është mjaft e rëndë, megjithatë po vihet re një ulje e numrit të personave që infektohen.

“87% e të sëmurëve që kanë ndërruar jetë janë mbi 70 vjeç. Bëhet një seleksion natyral, deri tani ne nuk kemi bërë zgjedhje të tillë. Megjithëse jemi në kufirin e respiratorëve, nuk ka mbetur njeri të mos e ketë.

Kemi parë se Covid-19 shpërthen te një njeri një reaksion inflamator shumë të fuqishëm. Kjo është arsyeja pse kemi pasur vdekje në mosha të reja”.

Ai flet edhe për terapitë që po aplikohen te të sëmurët, që sipas tij duken mjaft shpresëdhënëse. “Po bëhet një studim eksperimental në Spanjë, është nga OBSH-ja, me plazmën e atyre që kanë qenë të sëmurë, për t’ua injektuar pacientëve të shëndoshëve për mbrojtje.

Po ndjekim edhe trajtimin me imunosupresorë dhe trajtimin me deksametazon. Ky kompleks që kemi bërë duket se po jep rezulttat dhe po rritet numri i të shëruarve, janë shëruar 14 709 të sëmurë. Unë mendoj se ne nuk morëm masa në kohën e duhur.

U lejuan të bëhen grumbullime masive. Në Spanjë patëm tre bomba biologjike: një ka qenë ndeshja Valencia-Atalanta, kongresi i një partie të madhe politike dhe manifestimet e 8 Marsit. Të gjithë pjesëtarët e qeverisë që morën pjesë p.sh. në manifestimet e 8 Marsit rezultuan të sëmurë”, tha ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavir

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, dhe deputetët e Qarkut të Durrësit, nën drejtimin e kryetares së Komisionit, znj.

Komisioni Evropian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Sh

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin me iniciale R.S., i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitur

Sot u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Roland Nasto, ku

COVID-19 futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur një

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vi

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pa

Nga 90 rastet e reja me koronavirus të identifikuar në të gjithë vendin, 15 janë regjistruar në Durrës.