Shënohet një rast me Covid-19 në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Mësohet se bëhet fjalë për një mjek që ka rezultuar pozitiv ditën e sotme, i cili dyshohet se e ka marrë virusin nga kontaktet me pacientët.

Ndërkohë, më herët ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe një infermier.

Pjesa tjetër e stafit mjekësor të spitalit të Traumës kërkon që të bëhet një tamponim i gjerë.