Momente tensioni kanë shoqëruar studentët pak minuta më parë, të cilët prej orës 10:00 kanë rinisur protestën këtë të diel përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

Studentët kanë kundërshtuar me forcë marrjen e fjalës së pedagogut Jani Marka, pjesë e Organizatës Politike, duke mos e lejuar të flasë.

Po tentojnë të na përçajnë. Nuk e dimë kush është personi që tenton të flasë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona. Kaq duam”, tha një student.

Sipas tyre ka qëndrim politik.