Pamje të rënda vijnë nga vendngjarja e apartamentit të djegur, paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Një çift i moshuar bashkëshortësh kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri që ka rënë në banesën e tyre.

Në videon e siguruar nga DurrwsLajm duket momenti kur të dy të moshuarit janë nxjerrë nga banesa dhe po iu jepet ndihma e parë përpara pallatit. Ata janë të shtrirë në rrugë së bashku me zjarrfikësin që mbeti i asfiksuar. Banorët mundohen t’ju vijnë në ndihmë me ç’të munden për t'i mbajtur në jetë.

Zjarrfikësi hero, për të shpëtuar çiftin e moshuar që ndodhej brenda apartamentit të përfshirë nga flakët gati rrezikoi jetën e tij. N5 video duket që edhe ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të asfiksisë.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 17.03.2018, rreth orës 11:25, në lagjen Nr.17 ka rënë zjarr në apartamentin e një pallati.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi G.T. dhe shtetësia M. D. rreth 70 vjeç, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë në Spitalin Rajonal Durrës.

Gjithashtu gjatë kryerjes së detyrës është asfiksuar punonjësi i zjarrfikëses A. K. I cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen Efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.