Është publikuar momenti i arrestimit të Violeta Donajt, gruas 35-vjeçare që ekzekutoi me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj, 42 vjeç.

Ngjarja shokuese ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në orën 07:00 në tregun e Milotit, ku çifti ishte tregtar prej kohësh.

Nga pamjet e publikuara nga “tvklan.al”, duket që 35-vjeçarja është duke qarë për krimin e kryer.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.