Detaje të reja janë zbardhur nga rrëmbimi dhe më pas vrasje e Jan Prengës më 17 janar në qytetin e Kamzës.

Top Channel ka siguruar fotot para rrëmbimit të Jan Prengës, ku ky i fundit rreth orës 7:40 të mëngjesit të 17 janari është së bashku me një grua në ambientet e një lokali. Ndërsa jashtë këtij lokali është një person që ruan lëvizjet që bënte Jan Prenga.

Nga fotot shihet se Jan Prenga ngrihet dhe largohet së bashku me gruan që pinte kafe me të, ndërsa ky ka qenë momenti i fundit që u pa në lagjen ku banonte, pasi më pas u rrëmbye në rrugën ‘London’ për t’u vrarë dhe më pas për tu zhdukur.

Rrëmbyesit thotë policia e shtetit, e transportuan nga Kamza me automjetin e vjedhur “Range Over”, në bodrumin e resorit “Golden”, nga ku më pas ai doli i pa jetë. Këto detaje dhe të dhëna i vërteton një kamera sigurie e këqyrur nga ekspertët e kriminalistikës, gjatë një hetimi intensiv, i cili po nxjerr në skenë emra të botës së krimit. Gjithashtu po ekspozon një organizatë të njohur, bashkim i tre grupeve kriminale që vepron në fushën e trafikut të kokainës dhe që ka nisur veprimtarinë në Ekuador.

Ndërkohë edhe pse kanë kaluar një muaj nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, policia akoma nuk e ka gjetur trupin e viktimës. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë bërë të mundur që kërkimet e policisë të shtrihen pranë zonës së Shijakut. Janë 3 persona të shpallur në kërkim, për këtë ngjarje të rëndë që tronditi vendin,  Gentian Doçi, Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi.

Gentian Doçi është pjesë e një prej bandave të Shkodrës, bandës së “dukagjinasve”.  Altin Hajri është pronari i resortit Golden ku u mor peng Jak Prenga.  Ndërsa Dritan Rexhepi është i burgosur në Ekuador  për trafik ndërkombëtar droge’- tha Anila Hoxha.

E gjithë ngjarja është bërë për pazare droge, pasi vëllai i viktimës akuzohet se në Angli ka fshehur një sasi të madhe kokaine dhe nuk e ka çuar në destinacionin ku i kishte kërkuar banda. Nërkohë ky i fundit  ka telefonuar Gentia Doçin ku e pyet: Ku e kam vëllain?

“E di mirë ku e ke vëllain sepse me keni prekë mallin- ishte përgjigjia e Doçit. Kjo ka nxjerrë zbuluar edhe grupin kriminal. Top Channel ka siguruar edhe foto e këtij të fundit.