Forcat xheniere të FA në bashkëpunim me IKMT kanë vijuar edhe këtë të enjte punën për shembjen e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Forcat xheniere të FA kanë shembur në mënyrë të kontrolluar një objekt 4-katësh në Shkozet. Kjo është godina e tretë që u shemb në lagjen nr.14 në Durrës, pas atyre të shembura gjatë të mërkurës. Ndërkohë në plazh u shemb me tritol një godinë 6 katëshe që kishte dëmtime strukturore pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në videon e mëposhtme shihet momenti i shembjes së godinës.