Në videon e mëposhtme do të shihni momentin e shembjes së njërit prej 4 pallateve ku IKMT dhe IMT e Durrësit nisën demolimin gjatë ditës së sotme, në lagjen nr.17.

Në momentin që mjeti i rëndë afrohet për t’i dhënë goditjen e fundit, pallati 6 katesh shembet në moment.

Bashkia e Durrësit njoftoi më herët se “Banorët e këtyre pallateve, që do të ndërtohen në të njëjtin vend, do të përfitojnë banesa të reja shumë më të mira se më parë me kushte dhe standarte bashkëkohore”.

Vendimi për shembjen e 4 godinave 5 dhe 6 katëshe u dha nga Instituti i Ndërtimit, pas akt-ekspertizave të thelluara.