Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, mesditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar një objekt në Durrës.

Ky është momenti kur godina 4-katëshe në zonën e Shkallnurës, Plepa është shpërthyer me 2 kilogramë eksploziv, i vendosur në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e tij.

Mësohet se ndërtesa e cila shërbente si biznes dhe godinë banimi është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe është shpallur i rrezikshëm.