Dëmtimi i një biznesi në Durrës për shkak të një aksidenti ku mbeti e përfshirë drejtuesja e një automjeti tip “Benz” ka mbledhur në vendngjarje mjaft kureshtarë.

Për shkak të devijimit dhe përplasjes me një automjet tjetër, drejtuesja e “Benz”-it luksoz përfundoi brenda një biznesi në lagjen nr.11, në qytetin bregdetar.

“DurrësLajm”, në videon e mëposhtme, sjell momente direkt pas aksidentit, që fatmirësisht u mbyll pa persona të lënduar.