Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja, lidhur me grabitjen e filialit të Postës Shqiptare në Krujë disa ditë më parë, ku edhe u morën 130 milion lekë të vjetra. Në një konferencë për shtyp, Policia ka deklaruar se ka sekuestruar paratë e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë dhe dy automjete. Gjatë kontrolleve në zonë, menjëherë pas grabitjes Policia ka gjetur një Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes. Ndërsa, në banesat e tyre janë gjetur paratë dhe armatimet.

Të arrestuarit

  • Mark Nok Caka, Gramez
  • Gazmir Lek Saka, Gramez
  • Andi Kadri Rexhepi (Paturri), F.Kruje
  • A.L
  • Bujar Ramazan Tafa, Mamurras Lac
  • Besnik Parruca ishte roja i postes (u arrestua ditën e ngjarjes)

Sipas Policisë, Saka është person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë. Ndërsa Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” ka gjithashtu precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Nga hetimet rezulton se të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorëve të disa vjedhjeve të ndodhura në Durrës, Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë. Përveç rojes së Postës, në pranga për moskallëzim janë ndaluar edhe B. T. dhe A. L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve. Ndërsa në kërkim është shpallur specialisti i sallës SHPSF.