Media gjermane ka publikuar përgjime të reja në lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”. Në përgjimin numër tre të publikuar nga Bild, flet edhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Në fillim të telefonatës dëgjohet teksa flet deputeti Xhemal Qefalia me shefin e Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga në lidhje me angazhimin që kanë bërë për mbledhjen e votave.

Më pas Qefalia i thotë Agës nëse ka dëshirë ta përshëndesë ministrin. “Ja të ta kaloj içik ministrin,”- dëgjohet teksa shprehet deputeti dhe më pas telefonin e merr Tahiri.

“O berto si shkon, shiko nuk shko kjo punë që të më thotë mua ky mere dhe falenderon shefin e policisë, nuk shkon,”- thotë ish-ministri.

Aga: Jo mer, jo e ka keqkuptuar ai.

Tahiri: Megjithatë faleminderit për angazhimin

Aga: E kam për detyrë

Tahiri: Shumë falemniderit dhe mos e rruaj k*rin për atë muhabetin.

Aga: Jam ushtari jot