Ka pasur informacione se Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, e për këtë arsye, Prokuroria e cila e ka marrë në hetim, i ka hequr pasaportën 30-vjeçares.

Marsida e ka pasur ritual udhëtimin një herë në muaj në Gjermani, aty ku takonte bashkëshortin e saj që ndodhet në burg.

Por tashmë ndaj saj është regjistruar procedim penal pas vrasjes që ndodhi në banesën e saj dhe ka kërkuar detyrim paraqitje, por gjykata ende nuk ka dhënë vendim për masën e sigurisë. Seanca pritet të mbahet sot.

Gjithashtu në Prokurori Qatjas i është kërkuar të mos flasë më në media për ngjarjen, pasi është person që ka dijeni dhe mund të rrezikojë hetimet.

Në banesën e Qatjas u vra Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi. Ky i fundit është shefi i sigurisë së brendshme pranë burgut të Durrësit dhe ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore.