"Mos ndani fotografitë tuaja në internet"! Mesazhi i Policisë në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur

25/05/2020 - 10:24

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, Policia e Shtetit i është bashkuar fushatës sensibilizuese “Don’tBeAnEasyCatch” (mos u bëj pre e lehtë), organizuar nga Qendra për Luftën kundër Krimit Kibernetik në Europol.

Përmes një videoje të animuar, e cila ka si synim të sensibilizojë fëmijët mbi moshën 10 vjeç që përdorin internetin, policia vjen me një mesazh drejtuar të miturve.

“Kujdes!!!

Jo çdokush që ju kontakton nëpërmjet internetit është ashtu siç ju prezantohet!

Mos ndani të dhënat personale dhe fotografitë tuaja në internet, me persona të panjohur!

Nëse bëheni viktimë e një rasti të tillë, flisni me njerëzit tuaj të besuar ose drejtohuni në Policinë e Shtetit!”,
thuhet në mesazhin e Policisë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavir

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, dhe deputetët e Qarkut të Durrësit, nën drejtimin e kryetares së Komisionit, znj.

Komisioni Evropian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Sh

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin me iniciale R.S., i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitur

Sot u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Roland Nasto, ku

COVID-19 futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur një

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vi

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pa

Nga 90 rastet e reja me koronavirus të identifikuar në të gjithë vendin, 15 janë regjistruar në Durrës.