Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar në një postim në Facebook se bregdeti do të përfshihet nga era të forta gjatë kësaj fundjave.
Drejtoria Detare ka paralajmëruar të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e detarisë, të marrin masta e nevojshme për sigurinë e tyre dhe mjeteve lundruese.
POSTIMI I PLOTË
Siguria eshte prioriteti yne!
Ju informojme qe me daten 23 dhe 24 shkurt 2019 bregdeti yne do te perfshihet nga era me drejtim veri-veri lindje dhe forca e detit do te jete 7 shkalla Boufort.
Ju rikujtojme qe njoftimi i mesiper ka per qellim te paralajmeroje cdo subjekt te intersuar qe ushtron veprimtari ne fushen e detarise, gjithashtu per te marre te gjitha masat e nevojshme per sigurimin e mjeteve ne port dhe rritje e gadishmerise se ekuipazhit ne mjetet lundruese.