Moti i ftohtë që ka përfshirë vendin ka bërë që edhe në qytetin e Durrësit të ketë ngrica.

Siç duket edhe në video, për shkak të temperaturave të ulta ka ngrirë uji në shatërvanin e vendosur përballë bashkisë, në sheshin “Liria”.

Ndërkohë që qytetarët kanë vendosur të “luftojnë” acarin me veshje më të trasha, të cilët nxitojnë për të mbërritur në destinacionin e tyre për t’i shpëtuar të ftohtit.

Prej disa ditësh, vendi ynë po përballet me mot të ftohtë. Për këtë të hënë, MeteoAlb parashikon se temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -12°C deri në 6°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.