Moti i keq boshatis plazhin e Durrësit, qytetarët e shfrytëzojnë për ecje (VIDEO)

05/08/2020 - 13:09

Ashtu siç ishte parashikuar, edhe qyteti i Durrësit u zgjuar sot me mot me reshje.

Ndonëse jemi në stinën e verës, mëngjesi i 5 gushtit erdhi me shtrëngata e reshje të dendura shiu.

Kjo bëri që plazhi i Durrësit të boshatiset nga pushuesit dhe të shfrytëzohet për të bërë ecje në bregdet.

Siç duket edhe në videon e publikuar nga "DurrësLajm", çadrat e shezlongëve qëndrojnë të mbyllura, ndërkohë që deti është ende i trazuar nga moti i paqëndrueshëm e rëra e lagësht.

Por pavarësisht kohës së papërshtatshme për rreze dielli, shitësit ambulantë nuk heqin dorë nga akitiviteti i tyre përgjatë bregdetit.

Pas periudhës së vështirë pas tërmetit dhe pandemisë, as moti nuk po e favorizon shumë zonën turistike të qytetit të Durrësit.

Zonë e cila në pikun e sezonit veror duket si në një ditë normale vjeshte me qiell të zymtë, ku dëgjohen vetëm përplasjet e dallgëve me bregun dhe jo zërat e qytetarëve.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aeroporti i Tiranës ka publikuar listën e 23 fluturimeve që janë konfirmuar për nesër, 28 shtator 2020.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ambasada shqiptare në Athinë njofton se do të shkurtojë periudhën e pajisjes me pasaportë për emigrantët shqiptarë në Greqi, ndryshe nga

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për pedagogun e Shkencave Humane në Korçë, Alket Dino, i cili akuzohet për mitmarrje

Bombula e gazit është bërë shkaktare për shkrumbimin e një apartamenti në lagjen nr.17, pranë stacionit të trenit në Durrës.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejt

Ditën e sotme vendi jonë do të alternohet me kthjellime dhe vranësira gjatë paradites, duke sjellë herë pas herë shira të izoluar.

Votat për referendumin mbi shkurtimin e numrit e deputetëve dhe senatorëve kanë përfunduar për gati një javë, ku “Po”-ja fitoi bindshëm.

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në Ne

Ambasadorët e BE në ditën Europiane të Gjuhëve i janë drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë për të respektuar masat ndaj COVID-