Moti i keq në det, shtyhet nisja e udhëtimit për tragetet e linjës Durrës-Bari

25/09/2020 - 22:21

Dy tragetet e parashikuara të udhëtonin drejt portit të Barit mbrëmjen e sotme e kanë shtyrë nisjen për mëngjesin e së shtunës.

Autoritetet portuale, duke parë kushtet e pafavorshme të motit, për shkak të detit të trazuar me fuqi 6-7 ballë, kanë urdhëruar shtyrjen e nisjes për në orën 06.00 të së shtunës.

Dy tragetet “Bari” dhe “AF Francesca”  do të qëndrojnë mbrëmjen e sotme të ankoruar në kalatë dhe vetëm nesër, pas qetësimit të detit, do të nisen drejt portit të vendit fqinjë.

Ndërkohë, DurrësLajm mëson nga burime nga terminali i trageteve se dy mjetet lundruese nga porti i Barit do të nisen mbrëmjen e sotme dhe pritet të mbërrijnë mëngjesin e së nesërmes. Të njëjtat burime saktësojnë se në portin italian, situata sinoptike është më e favorshme prandaj dhe tragetet do të vijojnë udhëtimin në orarin e programuar.

Që nga paraditja e sotme, gjiri i Durrësit u përfshi nga një erë e fortë me dreejtim jug-jugperëndim, gjë që shkaktoi det të trazuar dhe dallgë të mëdha.

Referuar burimeve portuale, DurrësLajm lajmëroi disa ditë më parë se duke nisur nga dita e premte deri të hënën gjiri i Durrësit do te ishte nen "pushtetin" e motit te keq.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas mesnatës së kësaj të diele, në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja, në hyrje të Tiranës, do të ketë devijime të lëvizjes së automjet

Një grup prej 35 personash është dënuar me 192 vite burg në total nga Gjykata për Korrupsionin dhe  Krimin e Organizuar.

"Brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lotet e projektit për riparimin e muraturave në mjediset e përbashkëta në 458 pallatet e d

Dita e hënë do të sjellë sërish rrezet e diellit, pas dy ditëve me shi në të gjithë territorin.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin e situatës Covid në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 299 q

Policia e Shtetit ka gjobitur 688 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se qeveria është gati për spitalin Covid 3, ndërsa ka nisur puna edhe për spitalin Cov

Pasditen e së shtunës, shoqata “Durrësi autokton” ka zhvilluar “Festën e Ullirit 2020”, e kthyer në festa tradicionale prej vitesh.

Pandemia thuajse i ka boshatisur plazhet e Durrësit edhe pse është një fundjavë e ngrohtë tetori.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas vdekjes së 53-vjeçarit nga Ndroqi, i cili humbi jetën pas sorollatjes nëpër spitale pa marrë mjek