Në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme ka pasur luhatje të energjsë elektrike për shkak të motit të keq.

Kjo luhatje ka sjellë edhe pasoja në disa familje e biznese të zonës, duke u djegur pajisjet elektroshtëpiake dhe elektronike.

Pronari i një biznesi të sapohapur në këtë lagje, ngre shqetësimin e tij për “DurrësLajm”, sipas të cilit i janë djegur të gjithë monitorët dhe kompjuterët për shkak të tensionit të lartë.

Sapo kishte investuar paratë në ngritjen e këtij biznesi, për të cilin nuk do të identifikohet, tani ai shprehet i shqetësuar dhe i irrituar që i duhej të rikuperojë të gjitha pajisjet e dëmtuara, por tërësisht me paratë e tij.

Në këto raste, dëmshpëblimet nuk ekzistojnë nga ana e shtetit, por të pakten sipas të prekurve, duhet të merren masa që të rregullohet linja e transmetimit, në shmangien e inicidenteve të tilla.