Policia e Shtetit ka dhënë disa këshilla të vlefshme për drejtuesit e mjeteve, teksa në disa zona të Shqipërisë kanë rënë reshjet e para të dëborës.

Përmes një postimi në “Facebook”, policia iu bën apel shoferëve që të mos bëjnë manovra në rrugë me ngrica dhe dëborë.

“Këshilla për drejtuesit e mjeteve në kushtet e dëborës dhe të akullit”, thuhet në njoftimin e policisë.