Policia e Shtetit iu ka drejtuar një apel të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese ditën e sotme.

Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji, e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizimin) të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës.